POLITIKA E PRIVATËSISË DHE „BISKOTAT“ (COOKIES).
Kjo faqe е internetit drejtohet nga Opel Automobile GmbH ('Opel') dhe është e vendosur në një server në pronësi të General Motors Holdings LLC (shteti i Miçiganit, SHBA). Të gjitha faqet e tjera të vogla të internetit që drejton Opel Automobile GmbH janë të vendosura në Evropë. Zyra e regjistruar e Opel Automobile GmbH-së ndodhet në Gjermani në adresën Bahnhofsplatz, 65423 Rüsselsheim.
Ju lutemi lexoni me kujdes kushtet përpara përdorimit të kësaj faqe interneti, sepse ato shpjegojnë mënyrën e përpunimit të të dhënave personale dhe se si ne i përdorim "biskotat". Duke përdorur këtë faqe ju pranoni këto kushte. Nëse nuk pranoni këto kushte, mos e përdorni këtë faqe.
Opel kujdeset për privatësinë tuaj. Përmes kësaj faqeje të internetit Opel nuk mbledh dhe as nuk përpunon asnjë të dhënë personale, me përjashtim të informacioneve të mbledhura me anë të "biskotave", siç është shpjeguar më poshtë në këtë manual.
Kjo faqe mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të tjera Opel apo faqet e internetit të tregtarëve tanë, riparuesit e autorizuar, kompanitë e tjera të lidhura apo faqet e internetit të rrjeteve sociale. Kur ju klikoni mbi një lidhje të tillë në ndonjë nga faqet e tjera Opel apo faqet e internetit të palëve të treta, ju lutem vini re që këto faqe të internetit të kenë politikat e tyre mbi të dhënat e privatësisë. Ju lutemi të [u1] njiheni me informacionin e tyre të politikës së privatësisë gjatë përdorimit të këtyre faqeve të internetit.
Ju informojmë se Opel nuk mund të pranojë asnjë përgjegjësi ose detyrim në lidhje me faqet e internetit të palëve të treta.
Për shkak të përmirësimit të kësaj faqeje në drejtim të performancave të sistemit, përdorshmërisë dhe sigurimit të informacioneve mbi produktet dhe shërbimet tona, ne automatikisht mbledhim dhe ruajmë të dhëna në formën e skedarëve në kompjuterin tuaj. Kjo përfshin adresën tuaj IP, llojin e shfletuesit dhe gjuhën e përzgjedhur, sistemin operativ, ofruesin e shërbimit të internetit dhe treguesin e datës dhe orës.
Ne e përdorim këtë informacion për të menaxhuar në mënyrë efikase faqen e internetit, për të mësuar më shumë mbi sjelljen e përdoruesve tanë në faqe, për të analizuar trendet dhe për të mbledhur informacione demografike mbi përdoruesit tanë në tërësi. Informacioni i mbledhur mund të përdoret për shërbimet tona të marketingut, reklamimit dhe komunikimit (për shembull, për të optimizuar dhe përmirësuar përvojën e përdoruesit, për të bërë oferta dhe shërbime tërheqëse të veçanta).
Në qoftë se përdorim të dhëna jo personale së bashku me të dhënat personale, ky informacion trajtohet si informacion personal në rastet kur përdoren të dyja së bashku.
Kjo faqe, mesazhet me email, shërbimet online, reklamimi dhe aplikacionet interaktive mund të shfrytëzojnë "biskotat" për shkak të optimizimit të shërbimeve tona.
Çfarë janë "biskotat"?
Një "biskotë" është një skedar i vogël, zakonisht i përbërë nga shkronjat dhe numrat, që serveri ynë i dërgon si një "biskotë" në shfletuesin e hard diskut të kompjuterit tuaj. Për shembull, kjo lejon faqen tonë të internetit të njohë pajisjen e përdoruesit kur krijon një lidhje midis serverit dhe shfletuesit. Qëllimi kryesor i "biskotave" është që t’i mundësojë serverit tonë t’i shfaqë përdoruesit faqe të përshtatura të internetit në mënyrë që përvoja e vizitës në faqen e internetit të Opel-it të jetë më personale dhe më e përshtatshme për nevojat individuale të përdoruesit.
Çfarë lloj "biskotash" përdor kjo faqe?
Opel mund të përdorë dy lloje "biskotash" në këtë faqe:
• "Biskota" të përkohshme: këto janë "biskota" të përkohshme që mbeten në dosjen "biskota" të shfletuesit tuaj deri sa të largoheni nga faqja e internetit. Këto "biskota" janë thelbësore për funksionimin e rregullt të aplikacioneve dhe funksioneve të caktuara të faqes.
• "Biskota" të përhershme: ne mund të përdorim "biskota" të përhershme për të përmirësuar përvojën e përdoruesit (p.sh. mundësimi i lundrimit optimal). Këto "biskota" qëndrojnë në dosjen "biskota" të shfletuesit tuaj për një periudhë më të gjatë kohore. Kjo periudhë varet nga përzgjedhja që bëni në përshtatjet e shfletuesit tuaj të internetit. "Biskotat" e përhershme bëjnë që informacioni të transferohet në server sa herë që dikush viziton faqen. "Biskotat" e përhershme njihen gjithashtu si "biskota" gjurmuese (tracking cookies).
Keni në dispozicionin tuaj shumë informacione online mbi "biskotat" në qoftë se dëshironi të lexoni më shumë rreth tyre. Shihni, për shembull: http://www.allaboutcookies.org.
Opel-i mund të përdorë palë të treta, reklamuesit, për vendosjen e reklamave në mënyrë që të përmirësojë komunikimet e marketingut. Reklamuesit & palët e treta përdorin "biskotat" për të matur efektivitetin e reklamave dhe personalizimin e përmbajtjes së reklamës. Të dhënat e mbledhura nga palë të treta, reklamuesit, mund të përfshijnë informacion në lidhje me gjeolokalizimin (të nxjerrë nga adresa IP), ose të dhënat e kontaktit si emaili në rast se këto të dhëna mblidhen përmes kësaj faqeje.
Kjo faqe përmban fenerë interneti (të njohura edhe si "pllakëza pikseli"). Një fener interneti është shpesh një imazh transparent grafik, i cili zakonisht nuk është më i madh se 1 piksel x 1 piksel, që vendoset në faqen e internetit ose në email dhe përdoret për të monitoruar sjelljen e përdoruesve të internetit të cilët vizitojnë faqet ose dërgojnë email. Fenerët e internetit përdorin teknologjinë e palëve të treta, që në këtë faqe nënkupton Omniture Publish, për të monitoruar aktivitetet e vizitorëve në faqen tonë. Ato lejojnë monitorimin se cili kompjuter është lidhur me një faqe të caktuar, kur dhe nga (në nivel të shtetit/qytetit).
Për optimizimin e vazhdueshëm të komunikimit të tij të marketingut, Opel përdor programin analitik "Omniture Publish" të prodhuar nga Adobe Inc. Ky program mundëson monitorimin në internet në sajë të kohës, vendndodhjes gjeografike dhe përdorimit të kësaj faqe. Ky informacion mblidhet nëpërmjet pikseleve dhe/ose "biskotave" për monitorim. Të dhënat e mbledhura duke përdorur pikselët dhe / ose "biskotat" për monitorim janë anonime dhe nuk lidhen me të dhënat personale. Të gjitha të dhënat e nevojshme për këtë analizë ruhen në serverat në Gjermani. Opel nuk do të vërë këto të dhëna në dispozicion të një paleje të tretë dhe nuk do të lejojë përdorimin e tyre të pavarur.
Ju keni mundësi për të pranuar ose refuzuar "biskotat" te të gjitha faqet e internetit që ju vizitoni duke ndryshuar parametrat në shfletuesin tuaj. Për shembull, në qoftë se ju përdorni Internet Explorer versioni 8.0, ju duhet të bëni si në vijim: 1. zgjidhni Tools, më pas Internet Options, 2. Klikoni fushën Privacy, dhe 3. përdorni menynë rrëshqitëse për të zgjedhur cilësimet më të përshtatshme për ju.
Në rast të shfletuesve të tjerë të internetit, Jju lutemi të lexoni udhëzimet e shfletuesit tuaj për të mësuar më shumë rreth mënyrës si të ndryshoni cilësimet e shfletuesit tuaj apo të fshini "biskotat". Ju lutemi të keni parasysh se disa opsione të caktuara dhe funksionaliteti i plotë i faqes nuk do të jenë në dispozicion nëse ju çaktivizoni "biskotat".
Në rast se ju dëshironi të bllokoni "biskotat" të palëve të treta (ose ndryshoni mendje më vonë), mund të zgjidhni opsionet e ndryshme në faqen e mëposhtme të internetit: http://www.omniture.com/en/privacy/policy#optout
Kjo faqe e internetit nuk përdor shtesa origjinale ("plugin") të rrjetit social facebook.com me të cilin menaxhon Facebook Ireland Ltd, 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë ("Facebook"), por një formë të modifikuar.
Kemi modifikuar shtesat (plug-ins) në këtë faqe në mënyrë që informacioni i lidhur me një person të caktuar të transmetohet në Facebook vetëm pas klikimit të butonit shpërndarje ("Share").
Duke klikuar butonin shpërndarje ("Share") aktivizohet shtesa ("plug-in") dhe shfletuesi juaj krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me serverat e Facebook-ut. Facebook-u transmeton përmbajtjen e kësaj shtese ("plug-ins") direkt në shfletuesin tënd, i cili e integron atë në faqen e internetit. Prandaj, ne nuk kemi ndikim në vëllimin e të dhënave që Facebook-u mbledh me këtë shtesë ("plug-in") dhe për këtë arsye duke u bazuar në informacionin në dispozicionin tonë ju informojmë si më poshtë:
Duke klikuar në butonin shpërndarje ("Share"), Facebook-u merr informacionin që keni ftuar faqen përkatëse në faqen tonë. Kur ju hyni në Facebook, atëherë Facebook-u mund të caktojë vizitën tuaj në llogarinë tuaj Facebook. Kur të përdorni një shtesë ("plug-in"), për shembull, klikoni butonin shpërndarje ("Share"), dhe informacioni përkatës do të transmetohet përmes shfletuesit tuaj direkt në Facebook, ku është ruajtur. Nëse ju nuk jeni anëtar i Facebook-ut, Facebook-u sigurisht që ka mundësinë për të ardhur deri tek adresa juaj IP dhe për ta ruajtur atë. Sipas Facebook-ut, adresa IP me këtë pseudonim ruhet vetëm në Gjermani.
Kur bëhet fjalë për mbledhjen e të dhënave dhe shtrirjen e të dhënave të mbledhura, si dhe përpunimin dhe përdorimin e të dhënave nga Facebook-u pas klikimit të butonit shpërndarje ("Share"), si edhe për të drejtave tuaja në këtë drejtim dhe përshtatjeve që ju mund të konfiguroni për të mbrojtur privatësinë tuaj, ju lutemi shihni deklaratën e konfidencialitetit të Facebook-ut në: https://www.facebook.com/about/privacy/.
Google +
Kjo faqe interneti nuk përdor shtesa origjinale ("plug-ins") për "google+1 '(Google Plus) të cilat i siguron dhe menaxhon Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, Shtetet e Bashkuara ("Google"), por një formë të modifikuar.
Kemi përshtatur shtesat ("plug-ins") në këtë faqe interneti në mënyrë që të dhënat që mund të lidhen me ndonjë person të kalojnë në Google vetëm pas klikimit të butonit "+".
Duke klikuar butonin "+" aktivizohet shtesa ("plug-in") dhe shfletuesi juaj krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me serverat e Google-it. Përmbajtja e shtesës ("plug-in") pastaj kalon në shfletuesin tuaj që e integron në faqen e shfaqur. Kjo dërgon informacionin që keni vizituar faqen tonë të internetit.
Nëse gjatë vizitës së faqes tonë të internetit jeni regjistruar në llogarinë tuaj personale Google përmes Google Plus apo Google, Google mund të shpërndajë vizitën në llogarinë tuaj. Duke klikuar mbi butonin, informacioni kalon drejtpërdrejt në Google, ku edhe ruhet. Për të parandaluar kalimin e këtyre të dhënave, ju duhet të dilni nga llogaria juaj Google Plus apo Google para se të vizitoni faqen tonë.
Ne nuk kemi ndikim në qëllimin dhe përmbajtjen e të dhënave që Google mbledh nëpërmjet këtij butoni. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ajo do të marr dhe bart edhe IP adresën tuaj. Për qëllimin, vëllimin dhe përdorimin e të dhënave të mbledhura nga Google, ju lutemi shihni deklaratën e tyre të konfidencialitetit të të dhënave në: https://developers.google.com/+/web/buttons-policy
Nëse jeni një anëtar i Google Plus-it, ose jeni i regjistruar përmes Google-it, por nuk dëshironi që Google-i të marrë informacionin kur ju vizitoni faqen tonë të internetit, dhe nuk doni që të lidhet me të dhënat tuaja të anëtarësisë të ruajtura nga Google, ju duhet të dilni nga Google Plus ose Google para se të vizitoni faqen tonë të internetit.
Faqja jonë e internetit përmban funksionet e kompanisë Twitter Inc., 795 Folsom Street, Suite 600, San Francisco, CA 94107, SHBA. Gjatë përdorimit të Twitter-it, sidomos funksionit "Re-Tweet", Twitter-i lidh llogarinë tuaj Twitter me faqet që keni vizituar. Kjo shpërndahet me përdoruesit e tjerë të Twitter-it, posaçërisht me ndjekësit tuaj. Në këtë mënyrë të dhënat transmetohen në Twitter. Ne si ofrues të faqes sonë të internetit nuk jemi të informuar nga Twitter për përmbajtjen e të dhënave të transmetuara dhe as për përdorimin e tyre. Ju mund të gjeni më shumë informacione në linkun e mëposhtëm: http://twitter.com/privacy
Megjithatë, ju lutemi të kini parasysh se ju mund të ndryshoni përshtatjet tuaja të privatësisë për Twitter në llogarinë tuaj në: http://twitter.com/account/settings
Burimi: Flégl Rechtsanwälte GmbH
Çdo ndryshim në të ardhmen në politikën tonë të privatësisë do të shpallen në këtë faqe. Ju lutemi të kontrolloni rregullisht nëse ka pasur përditësime ose ndryshime në politikën tonë të privatësisë.
Nëse keni ndonjë pyetje, koment ose kërkesë në lidhje me politikën tonë të privatësisë, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e përcaktuar në tekstin e mëposhtëm. Kjo vlen edhe në rast se dëshironi të përftoni ndonjë informacion që ne kemi mbledhur për ju përmes kësaj faqeje, ose në qoftë se dëshironi të korigjoni, bllokoni ose fshini këto të dhëna.
Opel Automobile GmbH
Bahnhofsplatz
D-65423 Rüsselsheim
Gjermani
Ju mund t’i dërgoni një email qendrës sonë për kujdesin ndaj klientit në: kunden.info.center@de.opel.com
T: +49(0) 6142 7-70
F: +49 (0) 6142) 7-7 88 00
Informacionet e plota mbi kompaninë tonë mund të gjenden në Njoftimin Ligjor
Data: 2 Mars 2012